Fulvio Pea nuk është më Drejtori Teknik në Federatën Shqiptare të Futbollit. Italiani, pas 3 viteve punë intensive në koordinimin e skuadrave kombëtare vendosi të mos e rinovojë kontratën me Federatën Shqiptare dhe të largohet nga Shqipëria. Fulvio Pea mori rolin e Drejtorit Teknik në FSHF në nëntor të vitit 2022 dhe në punën e tij u fokusa te rritja e moshave, trajnimin e trajnerëve të rinj dhe vëzhgimin e talenteve brenda dhe jashtë vendit.