Kombëtarja shqiptare ka nisur punën për dy ndeshjet e para të UEFA Nations League kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë që do të zhvillohen në 4 dhe 7 shtator. Kuqezinjtë të drejtuar nga trajneri Edy Reja, pasditen e së hënës dhe paraditen e kwsaj tw marte zhvilluan seancat e para stërvitore me trajnerin italian që verifikoi gjendjen e futbollistëve të tij pas një periudhe të gjatë pezullimi aktivitetesh për shkak të pandemisë coronavirus. Lajmi më i rëndësishëm është largimi nga grumbullimi i Marash Kumbullës që u konfirmua nga vetë Federata Shqiptare e futbollit që do të thotë se mbrojtësi nuk do të jetë në këto dy ndeshje të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare