Kombëtarja shqiptare pasditen e së hënës udhëtoi drejt Barcelonës ku nisi menjëherë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të saj të këtij muaji me Spanjën dhe Gjeorgji. Futbollistët kuqezi dhe stafi teknik kanë zhvilluar seancën e tyre të parë stërvitore në kompleksin 'Royalverd Vall de Bas' ku të gjithë ishin të pranishëm përvec Amir Abrashit. Mesfshori pësoi një dëmtim në sfidën e kampionatit zviceran duke iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe ende nuk dihet nëse do të jetë gati për të luajtur këto miqësore apo jo