Shtëpia më e famshme në Shqipëri, 'Big Brother VIP' për një natë shndërrohet në një stadium të improvizuar. Kombëtarja shqiptare hyri edhe në ambientet e kësaj shtëpie teksa disa prej banorëve u ftuan të vihen përpara ekraneve për të ndjekur sfidën e fundit të kualifikueseve të Botërorit të kuqezinjve, atë me andorrën, një sfidë që skuadra e Edy Rejas e fitoi me rezultatin 1-0.