Shqipëria siguroi kualifikimin për në Euro 2024 falë barazimit 1-1 në Moldavi, teksa fill pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit, kreu i FSHF-së, Armand Duka dha nëj deklaratë për mediat, ku falënderoi skuadrën për paraqitjen në të gjithë edicionin dhe shprehu dëshirën për të rënë në të njëjëtin grup me Gjermaninë.