Kombëtarja shqiptare është rikthyer pasditen e së martës në Shqipëri dhe menjëherë ka nisur punën për ndeshjen e dytë të Nations League; atë me Izraelin që do të luhet në mbrëmjen e së premtes në Air Albania Stadium. mësohet se skuadrës kuqezi i është bashkuar Armando broja që nuk u aktivizua në sfidën me Islandën për arsye shëndetësore. Sidoqoftë, gjendja e tij do të mbahet nën vëzhgim nga stafi mjekësor me shpresën se ai do të mund të jetë në dispozicion të Edy Rejas për ndeshjen me Izraelin