Kombëtarja shqiptare nisi grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 ndaj moldavisë dhe Ishujve Faroe, me skuadrën kuqezi që i duhet vetëm 1 pikë në këto dy përballje për të prerë biletën për në fazën finale të Evropianit të Gjermanisë që do të mbahet vitin e ardhshëm. Në orët e fundit stafi teknik i skuadrës sonë kombëtare ka marrë një lajm aspak të mirë; mbrojtësi Arlind Ajeti ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për këto dy ndeshje.