Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së enjtes ndaj Polonisë sfidën e madhe me ëndrrën e Botërorit në horizont. Kapiteni i kombëtares berat Gjimshiti është shprehur se skuadra kuqezi do të jetë gati për të dhënë maksimumin përballë një kundërshtari të një niveli të lartë Sigurisht, e kemi ndjerë këtë ndeshje shumë. Eksperienca në ndeshjet e fundit të Kombëtares na kanë treguar që zhvillimi ynë ka qenë i mirë. Besoj do jemi gati nesër të japim maksimumin. Kundërshtari ka një nivel të lartë dhe do provojmë çdo gjë për të arritur këtë ëndërr. Besoj se ekipi do të jetë gati, sepse është një rast i madh dhe nuk mendoj se eksperienca nuk ka shumë lidhje. Është vullneti, dëshira dhe djersa që lë në fushë. Ai që është më i aftë do të fitojë. Gjimshiti u pyet për preferencën e tij mes fitores së Europa Leagie me Atalantën dhe kualifikimit në Botëror