Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të “marrë armët” për të mbrojtur vendin e tij. Reagimi vjen pas kërcënimeve të Donald Trump për veprime ushtarake ndaj qeverisë kolumbiane dhe akuzave se Petro është i përfshirë në trafikun e drogës drejt SHBA-ve. Në një postim në rrjetet sociale, Petro tha se nuk do t’i përgjigjej drejtpërdrejt Trumpit derisa të ishte i sigurt se deklaratat ishin përkthyer saktë, duke mohuar se është zgjedhur në mënyrë të paligjshme apo se është trafikant droge. Ai shtoi se kishte bërë betim të mos prekte armë, por shtoi se për atdheun, do të ishte i gatshëm ta bënte këtë. Ndërsa Presidentja e Meksikës, përdori tone më të buta se homologu kolumbian. Ajo deklaroi se nuk e konsideron të mundshme një ndërhyrje të SHBA-së në vendin e saj, duke përsëritur kundërshtimin ndaj arrestimit të Nicolás Maduro. Ajo nënvizoi se ky bashkëpunim nuk do të thotë nënshtrim apo pranim të ndërhyrjeve të huaja.