Top News – Kolombi ishte italian, apo… ADN e zbuluesit të amerikës, ‘zbulon’ nga ishte ai
20/05/2021 23:28

Disa studiues thanë të mërkurën se do të analizojnë ADN-në e eshtrave të Kristofor Kolombit, për të sqaruar një herë e mirë origjinën e tij. A ishte ai nga Gjenova, qytet-porti i Italisë, sic besojnë shumica e historianëve? Apo ishte spanjoll ose portugez? Teoritë janë të shumta. Pesë shekuj pas vdekjes së tij në vitin 1506, ky studim mund të mbyllë më në fund debatin mbi origjinën e eksploratorit të famshëm, udhëtimet e të cilit për llogari të monarkëve spanjollë nga viti 1492 deri 1504, i hapën rrugën Europës për kolonizimin e kontinentit amerikan. Rezultatet e këtij studimi revolucionar priten në tetor të këtij viti. I nisur në vitin 2003, studimi arriti një pikë kthese pasi testet e ADN-së vërtetuan se eshtrat e gjendura në një varr në katedralen e qytetit të Seviljes, i përkisnin Kolombit. Por ky studim u ndërpre në vitin 2005, pasi ekipi i studiuesve besonte se, asokohe, teknologjia e ADN-së, do të çontë dëm një pjesë te konsiderueshme të eshtrave, dhe do të përftohej shumë pak informacion. Kështu, ekipi vendosi t’i ruante eshtrat deri sa “të kishin një teknologji më e mirë”, që do të përdorte kampione të vogla të kockave. Sic e dimë, në ditët e sotme kjo gjë është bërë realitet. Pra, ADN-ja e eshtrave të Kolombit, të cilat ruhen në një kasafortë në Universitetin e Granadas, do të krahasohet me ADN-në e eshtrave të atyre që besohet të jenë të afërm të eksploratorit të madh. Gjithashtu, objekt i krahasimit të ADN-së do të jenë edhe persona të gjallë, që mbajnë të njëjtin mbiemër, nga vendet e tjera kandidate për origjinën e Kolombit. Megjithë rëndësinë e madhe të këtij studimi, ekspertët janë të vetëdijshëm që në çdo rast, përfundimet e tij nuk do mund të konsiderohen 100 % të sakta dhe të besueshme. Pamjet: AFP

Top Channel/ Australi, masakër në festë/10 të vrarë dhe 12 të plagosur në një festë hebraike
14/12 11:57
Top News – Frikë në tregjet e Krishtlindjeve / Gjermani, arrestohen pesë persona, planifikuan sulm
14/12 11:43
Top News – Vriten ushtarët amerikanë në Siri / Sulm i Shtetit Islamik, Trump premton hakmarrje
14/12 11:42
Top News – ‘Dështon motori’, panik në aeroport / Avioni kthehet në pistë, evitohet tragjedia në SHBA
14/12 11:39
Top News – Dominimi amerikan ka mbaruar në Evropë! Merz: SHBA ndjek me agresivitet interesat e saj
14/12 11:38
Top News – Terror në universitet, të shtëna masive / Dy të vrarë e nëntë të plagosur, i dyshuari…
14/12 11:20
Top Channel/Gjermani, parandalohet sulm terrorist/Arrestohen 5 persona, do kryenin atentat me makinë
14/12 11:09
Top News – Kur Zelenski i lutej Putinit ‘në gjunjë’ / Udhëheqësi i kohës së luftës që sfidon shanset
14/12 10:57
Top Channel/ SHBA, terror në Universitetin “Brown” / Dy të vdekur dhe 9 të plagosur nga të shtënat
14/12 10:55
Top News- Vriten dy ushtarë amerikanë, tërbohet Trump: Do t’u gjejmë e do u vrasim pa mëshirë
13/12 23:15
Top Channel/ ISIS sulmon trupat amerikane. Vriten 2 ushtarë dhe një përkthyes. Trump: Do hakmerremi
13/12 22:40
Top Channel/ Vritet komandanti i lartë i Hamas, Raed Saed. Izraeli pranon sulmin
13/12 22:09
Top News- Vdes “i keqi” i Hollivudit, gjendet i pajetë në banesë…artistët në zi
13/12 22:02
Top Channel/ “Lufta po vjen”, WSJ: SHBA sulmoi një anije kineze që shkonte ne Iran!
13/12 15:12
Top News- Të gjymtuar nga Ukraina/ Kim Jong un pret ushtarët që luftuan për Putin
13/12 14:01
Top News- Goditen shtëpitë e barit të shqiptarëve/ Spanjë, përfundojnë në burg nëntë persona
13/12 13:41
Top Channel/ Presion magjistratëve për gjyqet ndaj korrupsionit, plasin protestat në Rumani!
13/12 13:40
Top News – ‘Ivanka njihet me shqiptarët’. Jo vetëm Sazani, tre libra për historinë e letërsinë
13/12 12:43
Top News- Rusët ‘lënë kockat’ në Ukrainë/ Investigimi i BBC, mijëra ushtarë të rënë në front
13/12 12:42
Top News – Trump në ‘haremin’ e Epstein. Dalin fotografi të reja nga arkiva e trafikantit seksual
13/12 12:18
BILETA Portokalli - Bileta