Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar përfundimisht kërkesën e Koalicionit Bashkë Fitojmë për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve për Bashkinë Kamëz dhe ribërjen e tyre. Me vendimin e sotëm, Kolegji lë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, që certifikoi Rakip Sulin si fitues të zgjedhjeve me një diferencë mbi 12 mijë vota ndaj kandidatit të "BF" Arjan Hoxha.