Veliaj inspekton mjediset e reja të Kolegjit të Europës dhe konviktet për studentët: “Hapësira me standarde europiane; tre studentët shqiptarë me bursë nga bashkia, do na bëjnë krenarë” Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në mjediset e reja të godinës “Liria” në Qytetin Studenti, ku do të funksionojë përkohësisht Kolegji i Europës, si dhe vizitoi konviktin e transformuar, me kushte bashkëkohore, për studentët.