Rreth 36 ton kokainë janë sekuestruar, përmes një operacion ndërkombëtar droge në Gjermani, Holandë e Ekuador. Sipas autoriteteve gjermane, kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në Gjermani. Sipas mediave vendase, 25 ton kokainë janë sekuestruar në Portin e Hamburgut, 8 ton në Portin e Rotterdamit dhe 3 ton në Ekuador.