Policia e Durrësit ka arrestuar tre të rinj, që dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin e shisnin kokainë në zonën e plazhit në Durrës. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza, një peshore elektronike dhe 3 celularë, ndërsa në pranga përfunduan dy kushërinj Renato Leci, 21 vjeç, e Elvis Leci, 19 vjeç, që të dy banues në Arapaj të Durrësit dhe shokun e tyre, Endri Mëzhika, 22 vjeç banor në Xhafzotaj.