Një organizatë kriminale e përbërë nga trafikantë shqiptarë dhe italianë është shkatërruar nga autoritetet italiane. Këtë të martë, grupit kriminal iu sekuestruan 187 kg kokainë e cila nëse do dilte në treg, do kapte vlerën e mbi 5 milionë eurove. Droga ishte e fshehur brenda një kontenjeri e cila mbërriti në portin e Vado Ligure, për ta trafikuar më pas në të gjithë Italianë.