Policia e Malësisë së Madhe ka goditur një rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Në kuadër të operacionit të koduar “Slot Machine”, u procedua penalisht një 43-vjeccar që u kap ambientet e këtij lokali. Nga ana tjetër, u shpallën në kërkim shtetasit E. H., 34 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe.