SPAK ka zbardhur detaje nga mbi tipologjinë se si funksiononte rrjeti ndërkombëtar kriminal I trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri e më pas drejt Bashkimit Evropian. Sipas SPAK, ata përdornin laboratorin në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambiente ndihmese në Tiranë e Durrës për ekstraktimin e drogës nga “lëkura e gjedhit të kriposur”, të cilën e importonin nga Amerika Latine. Pas përpunimit kokaina trafikohej në tregje të destinuara në Bashkimin Evropian. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.