Një sasi e madhe lënde narkotike e llojit kokainë është sekuestruar nga forcat e Guardia di Finanza në portin e Civitavecchia në Itali. Ngarkesa prej 400 kilogramësh e drogës së fortë u zbulua nga një qen antidrogë gjatë një kontrolli rutinë në portin e kryeqytetit italian.