Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë të lirë, Klajdi Xibrakun, i cili u arrestua në 10 prill të 2021, pasi në kontenierin e bananeve të kompanisë në pronësi të tij u gjetën të fshehura 143 kilogramë kokainë. Në mungesë provash, të cilat implikojnë Klajdi Xibrakun në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt vendit tonë, trupa gjykuese e Apelit, ka lënë të lirë pronarin e firmës së bananeve. Më herët edhe ortaku tjetër i kësaj firme, Erjon Petri, është lënë i lirë, për mungesë faktesh, që mund të provonin fajësinë e tij.