Në pikën kufitare Debeli Brijeg, mes Malit të Zi dhe Kroacisë, autoritetet kanë sekuestruar 37.7 kg kokainë, që ndodhej brenda automjetit me targa shqiptare. Mediat malazeze raportojnë se sasia e kokainës ishte e ndarë në 35 pako. Drejtoria Doganore në Mal të Zi njoftoi se është arrestuar drejtuesi i automjetit me targa shqiptare, I cili po kërkonte të kalonte Malin e Zi për të hyrë në Kroaci.