Anëtari i kryesisë së PD-së, Ervin Salianji deklaroi se tashmë është koha që demokratët të ngrihen në protesta dhe jo të organizojnë foltore para kryeministrisë. Deklarata e tij u bë pak minuta para fillimit të mbledhjes së kryesisë në selinë e Partisë Demokratike.