Reformimi i sistemit të drejtësisë ka qenë gjithmonë në fokus dhe nën mbikëqyrjen e mprehtë të ambasadorëve amerikanë, sidomos përgjatë dekadës së fundit. Diplomatja amerikane, Yuri Kim, në një aktivitet për garantimin e një drejtësie të efektshme në Gjykatën e Lartë, u ka rikujtuar gjyqtarëve si dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndryshimet kushtetuese ligjore të vitit 2016, të cilat sipas saj, krijuan një kornizë për reformën në drejtësi.