Kryeministri Mateusz Moraviecki tha se polonia do të dërgojë avionët e saj ushtarakë MiG në Ukrainë, me kushtin që ata të jenë pjesë e një dërgese më të gjerë avionësh nga vende të tjera, të udhëhequr nga Amerika. “Sot ne mund të flasim për dërgimin e avionëve tanë MiG në kuadër të një koalicioni më të gjerë dhe ne jemi gati për këtë. Polonia mund të jetë pjesë e këtij koalicioni të gjerë, koalicion me SHBA si lider”, tha Moraviecki.