Klubet shqiptare që do të marrin pjesë në raundet kualifikuese të Ligës së Kampioneve dhe Conference league kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre në shortin që u hodh në Nyon të Zvicrës. Në Ligën e kampioneve, Tirana do të luajë në raundin e parë me skuadrën nga Luksemburgu, Dudelanzh, ndërsa, Ballkani, skuadra kampione e Kosovës do të përballet me skuadrën lituaneze, Zalgirus Vinius. Ndeshjet e para në Ligën e Kampioneve do të luhen në 5 e 6 korrik, ndërsa ato të kthimit në 12 e 13 korrik