Mirela Bogdani është zgjedhur unanimisht si kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas vakancës së krijuar nga largimi prej këtij posti i Alfred Ballës. Bogdani ishte kandidatja e vetme dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me 10 vota pro emërimin e saj në krye të këtij institucioni. Teksa prezantoi platformën para anëtarëve të KLP-së, Bogdani tregoi ambicien për të rritur kapacitetet logjistike, për të reformuar sistemin gjyqësor dhe rritur bashkëpunimin me ndërkombëtarët.