Top News – Klinika infektive/ Kosovë, 65 të shtruar me covid
19/06/2020 17:28

Klinika Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka raportuar se të premten në këtë institucion janë të shtruar 79 pacientë, prej tyre 65 të prekur me koronavirus. Prej tyre, pesë pacientë janë në gjendje të rëndë, duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv, ndërsa 30 raste tjera janë duke u trajtuar me oksigjen dhe përkujdes intensiv. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë të premten, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për shëndetësi, se Klinika Infektive momentalisht ka 125 shtretër dhe gjashtë respiratorë, me mundësi të shtimit sipas nevojës. Ai ka paralajmëruar se ministria që drejton ai, dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), do të vazhdojnë të përgjigjen ndaj pandemisë, përmes gjurmimit aktiv të rasteve, rritjes të testimeve, izolimit të rasteve pozitive dhe atyre të kontaktit. Mes tjerash, Zemaj ka përmendur edhe blerjen e testeve serologjike, sipas kërkesës së IKSHPK-së. Testet serologjike, janë teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin. Për dallim nga testet që i ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deri tash me strisho, të hundës ose gojës, testi serologjik bëhet përmes mostrave të gjakut. Në Kosovë, deri më tani janë regjistruar 1,916 persona të prekur nga koronavirusi. Prej tyre, 973 persona janë shëruar, ndërsa 34 pacientë kanë humbur jetën.

Top Channel/ Plantacion droge në Gjilan. Policia e Kosovës jep detaje për aksionin, tre të arrestuar
23/08 23:03
Top News-‘3 kandidatët, rekord të zi ndaj UÇK’/PDK kritika Kurtit për propozimet për kryeparlamentar
23/08 19:47
Top News- Ndalimi i vizitave për Thaçin/ Ekspertët- Vendimi shkelje e Konventës Evropiane
23/08 19:30
Top Chanel/ BE kritikon Vetëvendosjen, europianët të zhgënjyer me moscertifikimin e listës serbe
23/08 12:15
Top News-Vuçiç ‘pendohet’, ftesë protestuesve Studentët e refuzojnë: Flasim kur të caktosh zgjedhjet
22/08 21:35
Top Channel/ VV paraqet kandidat tjetër, opozita e rrëzon: Dështon seanca konstituive e radhës!
22/08 17:11
Top News – VV propozon tjetër emër. Por ngërçi në Kuvend sërish nuk zgjidhet
22/08 14:00
Top News- KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale/ Beogradi dënon veprimin
22/08 11:34
Top Channel/ Mbeti jashtë zgjedhjeve, Lista Serbe ankohet në PZAP: Kurti është diskriminues!
22/08 11:08
Top News- Lista Serbe nuk u certifikua/ Serbia dënon vendimin e KQZ për zgjedhjet lokale
21/08 21:38
Top News- KQZ nuk certifikon Listën Serbe/ Partia përjashtohet nga zgjedhjet lokale të tetorit
21/08 20:15
Top News- ‘Ngërçi’ i konstituimit të Kuvendit/ Ambasada amerikane në Prishtinë thirrje politikës
21/08 19:00
Top News- Serbi pranon fajin për nxitje të përçarjes/ Gjykata e Kosovës i zëvendëson burgun me gjobë
21/08 18:00
Top News- Zvarritja e konstituimit të Kuvendit/ Zyra e BE në Prishtinë: Të kryhet sa më shpejt
21/08 14:14
Top Channel/ Kosova “lodh” BE-në, zyra e Prishtinës: Konstituoni shpejt Kuvendin!
21/08 11:15
Top News- PDK kusht Kurtit për kryeparlamentarin/ Limaj kërkon marrëveshje, LDK kundër VV
20/08 18:09
Top Channel/ Kosovë, kreu i Kuvendit: VV propozon Gërvallën, plasin të qeshurat në sallë!
20/08 14:43
Top News- Mjekë me diploma false në Kosovë/ Shtohen denoncimet, autoritetet rapotojnë për raste
20/08 13:12
Top News- Deputetët shpërfillin Kushtetuesen/ Dështon konstituimi i Kuvendit, s’ka dakordësi
20/08 12:45
Top News- Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK/ Më 15 shtator mbrojtja do të nis me paraqitjen e provave
19/08 14:06