Klinika mjekësore “Champs Elysées” është një nga klinikat e para dedikuar kirurgjisë estetike në Shqipëri, duke ofruar shërbime moderne për një përvojë unike. Ajo filloi aktivitetin e saj në vitin 2006 dhe solli përvojën franceze në këtë fushë. Themeluesi i klinikës “Champs Elysées”, Dr. Vladimir Filaj është një kirurg me eksperiencë 20-vjeçare në këtë fushë, nga të cilat 5 vite të kaluara në spitale dhe klinika në Francë, nga ku solli ekspertizën dhe mentalitetin europian në kirurgjinë estetike. Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet e preferuara përsa i përket turizmit mjekësor dhe padyshim në këtë kanë luajtur shërbimi i ofruar por edhe çmimet e arsyeshme që klinika “Champs Elysées” mundëson.