Shqipëria ka sfida domethënëse për të kaluar në lidhje me klimën e biznesit. Kështu deklaroi në 25 vjetorin e Dhomës Amerikane të Tregtisë e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn. ‘Siguria e një gare të drejtë, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimi i transparencës janë thelbësore për të çliruar potencialin ekonomik të Shqipërisë. Një fushë e barabartë gare, mundëson që bizneset amerikane të operojnë me sukses këtu, si dhe të tërheqin më shumë investime të tjera amerikane këtu’, deklaroi VanHorn.