Këshilli i Lartë Gjyqësor i bën thirrje personave publikë dhe mediave të mos intimidojnë apo kërcënojnë magjistratët e gjykatave të posaçme antikorrupsion. Kjo kërkesë vjen teksa dy gjyqtaret që kanë në dorë dosjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit partizani, Irena Gjoka e shkallës së parë dhe Iliriana Olldashi e Gjykatës së Apelit, janë hasur me sulme publike për shkak të vendimmarjes në këtë process gjyqësor.