48 mijë emigrantët, të cilëve ju refuzua kërkesa për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, mund të ankohen në gjykatë. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që kërkesat e zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit të paraqiten online në platformën elektronike “Microsoft Exchange Serve’ në adresën zyrtare [email protected] .al. Brenda 48 orëve nga regjistrimi i kërkesës së emigrantëve, gjykata do të marrë një vendim referuar dokumentacionit që zgjedhësi ka ngarkuar në platformë, por që nga KQZ-ja është konsideruar i pasaktë për t’u regjistruar në zgjedhje.