Rreth 200 mijë emigrantë kanë mbërritur në Bashkimin Europian vitin e kaluar, numri më i lartë që nga viti 2017. Sipas një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të FRONTEX, shifrat ishin 57% më të larta se në vitin 2020, vit në të cilin kufizimet pandemike reduktuan në mënyrë drastike mbërritjen e emigrantëve, por gjithashtu ishin 36% më të larta se në vitin 2019.