Top News – Kitaroviç thirrje SHBA-së/ Vëmendje për ballkanin. Ose `jua morën` rusët
18/02/2021 11:40

Shtetet e Bashkuara duhet të shtojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor nëse duan t’i bëjnë ballë ndikimit kinez dhe rus në rajon, tha ish presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ish presidente e Kroacisë nga viti 2015 deri më 2020.Gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Hoover i Universitetit të Stanfordit, Kitarovic kritikoi edhe Bashkimin Europian për vonesa në procesin e integrimit të këtyre vendeve.“Nëse vërtetë dëshironi që të parandaloni të tjerët nga ndërhyrja, atëherë duhet që vetë të përfshiheni”, tha ajo duke iu referuar Shteteve të Bashkuara. Kitarovic shprehu zhgënjimin ndaj "një lloj mungese të interesimit për rajonin e Ballkanit” nga administratat e presidentit, Donald Trump dhe paraardhësit të tij Barack Obama. Uashingtoni dhe Brukseli kanë bërë përpjekje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO në mënyrë që të sigurojnë stabilitet në një rajonin që u përfshi në luftra etnike në vitet 1990. Por ky process sipas ish presidenetes kroate ka qenë "shumë i ngadaltë" dhe se "po krijon një hapësirë që po mbushet nga forcat e treta", një referencë e mundshme kjo për Kinën dhe Rusinë. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë shprehur shqetësime në lidhje me investimet nga Pekini në Ballkanin Perëndimor si dhe fushatat e dezinformimit të Kremlinit si dhe veprimtaritë e ndikimit politik në rajon.

Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
Top News – Bombarduesit rusë në veri të Skandinavisë / Putin provokon, NATO ngre avionët luftarakë
25/12 12:10
Top News – ‘2026-a do jetë edhe më keq!’ / Meloni ‘paralajmëron’ stafin: Pushoni për festa sepse…
25/12 12:09
Top Channel/ Festa në Betlehem, patriarku latin i Jerusalemit: Pasiguria ndihet sot kudo në botë
25/12 12:06
Top News – Mesha e parë e Krishtlindjes / Papa Leoni, thirrje për paqe e dhembshuri në Vatikan
25/12 12:06
Top Channel/ Mesazhi i Papa Leonit XIV: Ekonomi e shtrembëruar që trajton qeniet njerëzore si mallra
25/12 12:05
Top News – Evropa dënon ashpër Izraelin / 19 koloni të reja në Bregun e okupuar Perëndimor
25/12 12:01
Top News – ‘Ne kemi një ëndërr-Putin të vdesë’ / Zelenski mban fjalimin e Krishtlindjeve ‘nën bomba’
25/12 11:54
Top Channel/Dosja Epstein, dalin edhe 1 milion të reja, autoritetet amerikane thonë se do publikohen
25/12 11:42
Top News – Banda italo-shqiptare e kokainës. 16 urdhër arreste në Pescara, droga u shitej ‘elitave’
25/12 10:29
DIGITALB DIGITALB