Një kishë shekullore dhe një kompleks i stërmadh megalitik, janë mes monumenteve nënujore që janë zbuluar në spanjë ndërsa thatësira e madhe ka bërë që niveli i ujit në rezervuare të bjerë. Pas mungesës së zgjatur të reshjeve, rezervuaret e spanjës, që furnizojnë me ujë qytetet dhe fermat, janë nën 36 për qind të kapacitetit të tyre.