Pas hetimeve 4 javore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 17”, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Policia ka vënë në pranga 4 shtetase kineze, të cilat ushtronin aktivitëtin në dy ambiente të marra me qira në Golem dhe te Shkëmbi i Kavajës, të cilat i kishin përshtatur për prostitucion. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe 4 shtetas nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.