Një rast i shfrytëzimit për prostitucion i shtetaseve të huaja është goditur nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Pas hetimeve të kryera, u identifikua dhe u shpall në kërkim një shtetase kineze, e dyshuar si organizatore e kësaj veprimtarie kriminale. Prostitucioni dyshohet se ushtrohej në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Gjatë operacionit, u proceduan penalisht dy shtetase të tjera kineze, për ushtrim prostitucioni kundrejt pagesës.