Ende asnjë përgjigje të menjëhershme për pretendimet e ngritura nga Ukraina për përfshirjen e ushtarëve kinezë në luftën mes moskës e Kievit. Si kermlini ashtu dhe pekini kanë heshtur, ndërsa ministri i Jashtëm i Ukrainës Andriy Sybiga tha në mediat sociale se i ngarkuari me punë i Kinës ishte thirrur për një shpjegim.