Dy shtetas kinezë u arrestuan në flagrance në Aeroportin e Rinasit, pasi tentuan të kalonin kufirin me leje qëndrimi false. 36-vjeçari L. Ch., dhe bashkëshortja 33 vjeçarja Y. Ch., banues në Kinë, donin të udhëtonin drejt Kanadasë. Mbi këta shtetas Policia Kufitare e Rinasit ka ushtruar kontroll më të imtësishëm dhe gjatë verifikimeve ka rezultuar se lejet e qëndrimit që paraqitën me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë, ishin të falsifikuara.