Ministria kineze e mbrojtjes tha të premten se edhe një herë tjetër ishte detyruar të monitorojë dhe dëbojë destrojerin e marinës amerikane, USS Milius, që hyri në ujërat e saj territoriale në detin e kinës jugore, afër ishujve Paracel. “Ne i kërkojmë me vendosmëri SHBA të ndalojë menjëherë akte të tilla provokative, në të kundërt do të kenë pasoja serioze”, tha një zëdhënës. Marina amerikane tha se destrojeri i pajisur me raketa precize po ushtronte të drejtën dhe lirinë e tij të lundrimit.