Ambasada e Republikës Popullore të Kinë në Tiranë ka uruar popullin shqiptar me rastin e festës së vitit të ri nëpërmjet një videomesazhi. Fillimisht ambasadori në Tiranë, Zhou Ding ka uruar popullin shqiptar. Më pas ambasadori Ding ka renditur disa nga fusha e bashkëpunimt midis Kinës dhe Shqipërisë, duke e vënë theksin në luftën e përbashkët nda pandemisë së covid 19. Ambasadori ka falenderuar Shqipërinë për mbështetjen ndaj Kinës në fillimet e pandemisë, duke theksuar se pasi ajo është përhapur edhe në vendin tonë, Kina ka ndihmuar Shqipërinë disa herë me paisje shëndetësore si dhe specialistët kinezë kanë shkëmbuer eksperienca e tyre me kolegët shqiptarë. Në fund videomesazhi mbyllet me një kolazh me urime nga qytetarë të thjeshtë kinezë për popullin shqiptar.