Lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet një tjetër teatër rivaliteti i fuqive të mëdha, me Amerikën që mbështet Izraelin nga njëra anë dhe Kinën së bashku me Rusinë që thellojnë lidhjet me Iranin. Viti i ardhshëm do të testojë edhe më shumë marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-ve. Zgjedhjet presidencaile në Tajvan dhe gara elektorale për Shtëpinë e Bardhë mund të sjellin një konfigurim të ri gjeopolitik.