Kina reagon e shqetësuar, pas samitit të mbajtur në San Diego nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe kryeministrat e Australisë e Britanisë së Madhe, Anthony Albanese e Rishi Sunak. Ky takim u cilësua si hapi I parë konkret i marrëveshjes AUKUS mes tre vendeve anglishtfolëse, që synojnë të veprojnë si një frenim pikërisht për KInën në oqeanin Indo-Paqësor. Zëdhënësi diplomatic kinez, Wang Webin deklaroi se akti i përbashkët i AUKUS tregon se tre vendet po ecin në një rrugë jo vetëm të gabuar, por edhe shumë të rrezikshme.