Top News/ Kina ‘pushton’ Tajvanin me balona / Dy mjete të tjera spiune mbi ishull, rritet presioni
18/12/2023 13:59

Dy balona kineze fluturuan në veri të Tajvanit, tha Ministria tajvaneze e Mbrojtjes, ndërsa Kina ka rritur presionin ndaj ishullit që vetëqeveriset e që pretendon se i përket asaj, para zgjedhjeve presidenciale të janarit. Balonat kaluan në Ngushticën e Tajvanit që ndan ishullin nga Kina dhe u pikasën të dielën rreth 204 kilometra në veriperëndim të qytetit-port të Kilungut, tha Ministria. Kjo është hera e dytë gjatë këtij muaji që Tajvani raporton për balona kineze afër territorit të tij, pasi një balonë kishte kaluar mbi Kilung më 7 dhjetor. Potenciali i Kinës për të përdorur balona të motit për të spiunuar qeveritë e tjera u vu në qendër të vëmendjes më herët gjatë këtij viti, kur Shtetet e Bashkuara rrëzuan një balonë të dyshuar spiunazhi të Kinës mbi Oqeanin Atlantik, veprim që nxiti zemërim në Kinë. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit nuk tha nëse dyshon se balonat janë përdorur për spiunazh apo jo. Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Kinës nuk ka bërë ende komente për pretendimet tajvaneze. Pekini ka rritur presionin ndaj Tajvanit duke dërguar avionë ushtarakë dhe luftanije afër ishullit pothuajse në baza ditore. Taipei po përgatitet të mbajë zgjedhjet presidenciale më 13 janar. Kandidati kryesor në zgjedhje është zëvendëspresidenti Ëilliam Lai. Ai është kritikuar nga Pekini dhe Kina e ka cilësuar si “separatist”. Tajvani u nda nga Kina gjatë luftës civile më 1949, por Pekini vazhdon të pretendojë se ishulli me 23 milionë banorë është territor kinez, duke mos përjashtuar as mundësinë e përdorimit të forcës që ta rimarrë atë.

Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
Top News- 2.500 marinsa amerikanë e aeroplanmbajtëse drejt Lindjes së Mesme, hakmarrje ndaj Iranit
20/03 22:30
Top News- “Pa SHBA, është një tigër letre”/ Donald Trump sulmon NATO-n: Frikacakë, ne nuk harrojmë
20/03 22:15
DIGITALB DIGITALB