Top News/ Kina, ‘prova’ për pushtimin e Tajvanit / 18 avionë luftarakë mbi ishull, gati luftanijet
18/01/2024 10:21

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte gjurmuar të mërkurën 18 avionë të forcave ajrore kineze që fluturonin rreth ishullit dhe kryenin patrullime të gatishmërisë luftarake në koordinim me luftanijet kineze, aktiviteti i parë ushtarak në shkallë të gjerë pas zgjedhjeve në Tajvan. Kina, e cila e sheh Tajvanin si territorin e saj, gjatë katër viteve të fundit ka zhvilluar rregullisht manovra me avionë dhe anije luftarake përreth ishullit, ndërsa pretendimet e saj territoriale janë hedhur poshtë vazhdimisht nga qeveria e Tajvanit. Tajvani zgjodhi të shtunën në postin e presidentit zotin Lai Ching-te, të Partisë Progresive Demokratike në pushtet (DPP). Pekini e ka cilësuar vazhdimisht atë si një separatist të rrezikshëm dhe nxitës të luftës. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se të mërkurën në mbrëmje kishte gjurmuar 18 avionë luftarakë, mes tyre edhe të modelit Su-30, që fluturonin pranë Tajvanit verior dhe qendror dhe në jugperëndim të ishullit. Njëmbëdhjetë prej këtyre avionëve kaluan linjën pranë ngushticës së Tajvanit dhe në koordinim me anijet luftarake kineze kryen patrullime të përbashkëta gatishmërie, tha ministria. Kjo pjesë e ngushticës më parë shërbente si një vijë ndarëse jozyrtare mes dy palëve, por tani aeroplanët kinezë fluturojnë rregullisht mbi këtë zonë. Kina thotë se nuk e njeh ekzistencën e vijës ndarëse. Tajvani dërgoi forcat e veta ushtarake për të vëzhguar, njoftoi Taipei. “Siguria dhe mirëqenia e rajonit të ngushticës së Tajvanit janë të lidhura thellësisht me zhvillimin dhe stabilitetin global dhe janë detyrime dhe përgjegjësi që duhet të ndajnë të gjitha palët në rajon”, thuhet në një deklaratë të mbrojtjes së Tajvanit. “Ushtria do të vazhdojë të forcojë aftësitë e saj vetëmbrojtëse në përputhje me kërcënimet e armikut dhe nevojat e vetëmbrojtjes, dhe do t'u përgjigjet kërcënimeve rajonale”.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23