Top News – Kina premton hakmarrje / Do kundërpërgjigjet ndaj tarifave të fundit të Trump
28/02/2025 11:56

Kina është zotuar se do të ndërmarrë “të gjitha kundërmasat e nevojshme” pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifë shtesë prej 10 për qind ndaj importeve kineze. Vendimi i Trumpit do të hyjë në fuqi të martën e javës së ardhshme, së bashku me 25 për qind tarifa ndaj importeve kanadeze dhe meksikane, duke intensifikuar luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Dhjetë për qind tarifa ndaj importeve kineze i shtohen taksës ekzistuese prej 25 për qind, vendim që Trump e mori më herët gjatë këtij muaji. Trump kishte njoftuar – dhe më pas kishte pezulluar – tarifën prej 25 për qind ndaj importeve kanadeze dhe meksikane më herët gjatë këtij muaji. Por, pezullimi njëmujor merr fund të martën. Vendosja e tarifave, sipas Shteteve të Bashkuara, është bërë për shkak të emigrimit të paligjshëm dhe kontrabandimit të fentanilit. Pas pyetjeve të gazetarëve nëse tarifat do të hyjnë në fuqi javën e ardhshme, Trump shkroi në rrjetet sociale të enjten se derisa të ndalojë problemi i fentanilit “apo të kufizohet”, tarifat e propozuara do të hyjnë në fuqi në datën e paraparë. “Po ashtu, në atë datë Kinës do t’i vendoset një tarifë shtesë prej 10 për qind”, tha ai duke iu referuar 4 marsit. Në përgjigje të akuzave të Trumpit se Pekini po kontribuon në krizën me fentanil në SHBA, një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë të Kinës tha më 28 shkurt se Uashingtoni “po e zhvendos fajin”. “Kina është një nga vendet me politikat më të rrepta kundër narkotikëve në botë. Por, pala amerikane gjithmonë i ka injoruar këto fakte”, u tha në deklaratë. “Nëse pala amerikane insiston që të vazhdojë në këtë mënyrë, pala kineze do të ndërmarrë të gjitha kundërmasat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e saj legjitime dhe interesat e saj”, tha zëdhënësi. Në këtë deklaratë po ashtu u tha se rritja e tarifave “nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve [të SHBA-së]”, duke shtuar se rritja e tarifave do të rrisë “barrën ndaj kompanive amerikane dhe konsumatorëve dhe do të minojë stabilitetin e zinxhirit industrial global”. Javën e ardhshme, udhëheqja e Kinës do të mblidhet për të prezantuar planet se si të mbrohet ekonomia kineze nga kërcënimet e Trumpit.

Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39
Top News – Ushtria gjermane ‘përqafon’ IA-në / Do të përshpejtojë vendimmarrjen në kohë lufte
25/03 14:33