Fabrikat në rajonin jugperëndimor të Kinës janë mbyllur pasi rezervuarët e përdorur për të prodhuar energji nga hidrocentralet kanë në nivele të ulëta për shkak të thatësirës. Kompanitë në provincën Siçuan, përfshirë prodhuesit e paneleve diellore dhe çimentos u mbyllën ose reduktuan prodhimin, pasi u urdhëruan që të kursenin energjinë për pesë ditë, raportuan mediat. Kjo pasi nivelet në rezervuarë ranë në nivele të ulëta dhe u rrit kërkesa për përdorimin e energjisë për ajër të kondicionuar për shkak të temperaturave të larta.