Kina prezantoi të premten aeroplanmbajtësen e saj të tretë dhe më të avancuar nga kantieri i anijeve të Shangait. E quajtur "Fujian", anija është aeroplanmbajtësja katapultë e parë e Kinës e projektuar dhe ndërtuar në vend. Ekspertët thonë se më këto ritme, Kina po arrin shpejt Shtetet e Bashkuara. Kina tani zotëron forcën më të madhe detare në botë dhe aeroplanmbajtëset janë anijet kryesore të flotës së çdo fuqie të madhe. Anijet masive janë në thelb një bazë ajrore e lëvizshme duke lejuar vendosjen e shpejtë dhe afatgjatë të avionëve dhe armatimit në një teatër luftarak.