Kina bën thirrje për vetëpërmbajtje, ndërsa kërkon që konflikti në Ukrainë të zgjidhet përmes mjeteve politike. Ky është mesazhi që presidenti kinez, Xi Jinping, i ka përcjellë ish presidentit rus, Dmitry Medvedev, gjatë një takimi mes tyre në pekin. Lideri kinez i tha gjithashtu Medvedevit se ai shpreson që të dyja vendet të thellojnë bashkëpunimin strategjik.