Prova e parë që Kina po e fitonte vërtet betejën me koronavirusin ishte vizita e presidentit Xi Jingping në epiqendrën e sëmundjes, Wuhan. Është e qartë se po të ishte e gjitha propagandë, presidenti do të ishte këshilluar që të mos e vinte veten përballë rreziqesh të panevojshme. Shenja e dytë, ishte rënia e ndjeshme e numrit të rasteve të prekura si dhe mbyllja e një sërë qendrash sportive e fabrikash që ishin shndërruar në spitale të përkohshme për shkak të emergjencës së Covid 19.