Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Serbi thotë se politikanët e Kosovës kanë mbështetur hapur forcat separatiste gjatë vizitës së tyre në rajonin kinez të Tajvanit. Ish-kryeministri i Kosovës dhe bashkëkryetari i “Sindikatës Ndërparlamentare për Politikën Kineze”, Avdullah Hoti, ka udhëhequr grupin ndërpartiak të Kuvendit të Kosovës, për të vizituar Tajvanin nga 11 deri më 16 mars.