Një destrojer amerikan ka lundruar afër ishujve të polemizuar Paracel në detin e Kinës së Jugut, të mërkurën, duke ndezur reagimet e ashpra të Pekinit, që tha se ushtria e tij kishte dëbuar anijen pasi ajo kishte hyrë ilegalisht në ujëra territoriale. SHBA kryen rregullisht lundrime të tilla në emër të atij që ajo e quan Operacion i Lirisë së Lundrimit në detin e Kinës së Jugut, duke sfiduar kufizimet e vendosura nga Kina apo vende të tjera që kanë pretendime territoriale në zonë.